Skuadra ku Bale mund të fitojë 1 milion euro në javë

Futboll 22 Korrik 2019 15:25

Klubi kinez Beijing Gouan ka bërë një super ofertë për sulmuesin e Realit, Gareth Bale.

Uellsianit i janë ofruar 1 milion euro në javë, për t’u transferuar nga Real Madridi.

Me këtë ofertë Bale do të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Bale dëshiron të qëndrojë në Evropë ku për shërbimet e tij janë të interesuar gjigantët evropianë si United, Tottenham, Bayern dhe PSG.

Ndërkaq, këtë javë trajneri Zinedine Zidane deklaroi se është mirë që Bale sa më shpejt të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

-->