Skuadra me stadiumin më të përfolur në Kosovë siguron Ligën e Parë

Futboll 27 Maj 2020 23:32

Skuadrat e Ligës së Parë në sezonin 2020/2021 do të zhvillojnë nga një ndeshje në një nga stadiumet me pamjet më piktoreske në futbollin e Kosovës.

Bëhet fjalë për stadiumin e Kikës, skuadër kjo nga Hogoshti i Kamenicës.

Kika ka siguruar rikthimin në Ligën e Parë, pas vendimit të FFK-së për përfundimin e sezoneve në Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe Ligën e Tretë.

Skuadra e Kikës pas pezullimit të sezonit, renditej në vendin e parë në Ligën e Dytë, me 41 pikë, duke i mundësuar inkuadrimin një rang më lart.

Rikthimi i Kikës në Ligën e Parë, bën që skuadra të njohura si Vëllaznimi, Liria, Keku, Trepça dhe ato që do t’u bashkohen nga Superliga, të kenë rastin të zhvillojnë nga një ndeshje në një prej stadiumeve më të përfolura në Kosovë.

-->