Skuadra nga Serie C me ofertë për Ibrahimovic

Futboll 15 Dhjetor 2019 17:59

Ibrahimovic ka pranuar një ofertë nga Serie C.

Skuadra e Monza i ka ofruar Zlatan Ibrahimovic një kontratë për dy vite e gjysmë.

Monza janë seriozisht në garë, pasi Adriano Galliani e Silvio Berlusconi planifikojnë të ribashkohen me suedezin.

Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës së tij prej dy sezoneve në MLS, me LA Galaxy.

Milan gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e Ibras, duke u konsideruar si një nga skuadrat favorite për nënshkrimin e tij.

Mbetet të shihet se çfarë Ibra do të vendos për të ardhmen e tij. Janari pritet të jetë vendimtar.

-->