Skudra mbeti e befasuar kur ky lojtar u emërua si startues në “El Clasico”

Futboll 04 Mars 2019 18:26

Gareth Bale së fundmi e ka gjetur veten pre të kritikave të vazhdueshme, derisa paraqitja e tij në “El Clasico” në fundjavë, nuk ndikoi për ta përmisuar situatën e tij në klub.

Ai u zëvendësua në ndeshjen kundër Barcelonës në minutën e 60-të, pasi preku topin vetëm 20 herë në total, transmeton Insporti.

Madje edhe fansat e pranishëm në “Bernabeu” e vërshëllyen atë, derisa po zëvendësohej.

FBL-LIGA-ESP-REAL MADRID-BARCELONA

Sidoqoftë, tani është kuptuar se edhe lojtarët e tjerë të Realit e kanë humbur besimin në aftësitë e Bales.

Sipas “Marca”, shumica e skuadrës ishte e befasuar me vendimin e Santiago Solarit për ta përfshirë uellsianin në formacionin startues të shtunën.

Starti i mëhershëm i Bales në La Liga ishte më 3 shkurt, kështu që ishte befasi emri i tij në 11-shen e parë kundër Barcelonës.

Ai nuk arriti ta shpaguajë besimin e Solarit në të, derisa “Los Blancos” pësuan humbjen e tetë në ligë këtë sezon. /Insporti.com/

-->