Sky Sport: Donnarumma transferohet te gjiganti evropian

Futboll 26 Qershor 2019 23:43

Milani ende nuk e ka nisur merkaton verore dhe i duhet të shesë sa më shpejt ndonjë nga lojtarët kryesorë, por deri tani nuk ka marrë ofertat që pritej për emra si Kessie apo Suso.

Për këtë arsye, emri që do të sakrifikohet këtë verë mund të jetë Gianluigi Donnarumma.

Portieri kuqezi, titullar i paprekshëm në 4 sezonet e fundit, edhe pse vetëm 20 vjeç, është në shënjestrën e PSG-së, që kërkon një portier të nivelit të lartë dhe sapo është ndarë nga Gigi Buffon.

Sky Sport raporton se PSG ka paraqitur tashmë ofertën e parë, të bujshme: portierin Alphonse Areola, plus një shifër ende të pazbuluar.

Milani kërkon 50 milionë euro për ta shitur talentin e vet, por Areola është 26 vjeç, ka goxha eksperiencë dhe nëse veç tij ofrohen diku te 30-35 milionë euro, Milani zor se do të refuzojë