Sky Sports: Messi vendos përfundimisht për të ardhmen, pas zënkës me Abidalin

Futboll 09 Shkurt 2020 13:10

Ditët e fundit është duke u folur me të madhe për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona.

Shtoja këtë edhe zënkat publike mes tij e drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal.

Por sipas Sky Sports, 32-vjeçari nuk po mendon të largohet nga Barça këtë verë dhe mbetet i përkushtuar për ta respektuar kontratë aktuale deri në fund.

Messi ka kontratë me klubin deri në vitin 2021 dhe është i hapur për të biseduar për zgjatjen e saj, edhe pse nuk e ka për ngut një gjë të tillë dhe parapëlqen ta bëjë këtë në baza vjetore.

Edhe pse fjalosja me Abidalin i ka nxitur mediet në Angli, Itali, Francë dhe madje në Argjentinë, të shkruajnë se Messi mund të kalojë në njërin prej këtyre vendeve, mediet kryesore spanjolle nuk kanë shkruar se ai mund të largohet në verë.

Sky Sports mëson se si kapiten, Messi është ndier i detyruar të flasë publikisht për ta mbrojtur veten dhe ekipin, po ashtu duke dëshiruar të nënvizojë se nuk është ai personi i cili merr vendime në klub, dhe se ndien se kritikat publike nga stafi i brendshëm nuk janë konstruktive.

-->