Sky Sports: PSG ka refuzuar ofertën 220 milion euroshe të Real Madridit për Mbappen

Futboll 31 Gusht 2021 20:36

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports.

Klubi mbretëror ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me yllin francez, por deri më tani nuk ka arritur ta sigurojë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, gjatë një emisioni ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka,  PSG ka refuzuar ofertë mbi 220 milionë euro.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të afatit kalimtar, duket që transferimi nuk do të ndodh.

Los Blancos do ta transferojnë anësorin francez në sezonin e ardhshëm duke filluar negociatat që në janar.

-->