Sky Sports zbulon dy titullarët e Anglisë kundër Kosovës

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 12:56

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020” kundër Anglisë, në Prishtinë.

Mediumi i njohur anglez “Sky Sports” raporton se talenti i Chelsea, Callum Hudson – Odoi dhe portieri i Burnley, Nick Pope, do të jenë nga minuta e parë sonte kundër Kosovës, transmeton Insporti.com.

Ndërkohë, në ndeshjen e parë mes tyre në Southampton takimi ishte mbyllur me 8 gola të shënuara, derisa Anglia triumfoi me shifrat 5:3.

 

Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes sonte kanë testin e tyre të fundit ndaj “Tre Luanëve”, me fillim të orës 18:00.

Kosova pas humbjes me Çekinë ka humbur gjasat për kualifikim direkt në “Euro2020”, ndërsa Anglia është kualifikuar.

/Insporti.com/

-->