‘Sky Sports’ zbulon planin e Realit për ta blerë Hazardin

Futboll 08 Prill 2019 19:25

Sky Sports ka zbuluar disa nga planet verore të Real Madridit.

Klubi spanjoll, që pas rikthimit të Zinedien Zidane në krye të stolit, kërkon të bëjë çmos që t’i ofrojë trajnerit emrat e duhur për të rikthyer ‘Los Blancos’ në majë të Kontinentit të Vjetër.

Sipas Sky Sports, Real Madridi është i bindur që mund të transferojë belgun Hazard për 100 milionë euro edhe pse Chelsea këmbëngul në 116 milionë, por kërkesa dhe oferta nuk janë shumë larg njëra tjetrës.

Po ashtu, spanjollët kërkojnë të mbulojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me shitjet e Kovacic (50 milionë) dhe James (42 milionë).

Dyshja në fjalë raportohet se nuk është në planet e trajnerit francez.

Kujtojmë se Zidane dhe Hazard hapur kanë shprehur admirinin për njëri tjetrin, andaj rikthimi i francezit në “Bernabeu” i ka hapur seriozisht dyert mundësisë së transferimit të 28-vjeçarit.