Sllovakia mposht Poloninë

Futboll 14 Qershor 2021 19:56

Kombëtarja e Sllovakisë ka shënuar fitore 1-2 ndaj Kombëtares së Polonisë, shkruan Insporti.

Pavarësisht rasteve të shumta, Sllovakia e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat 0 – 1.

30 sekonda pasi filloi pjesa e dytë, Polonia barazoi rezultatin përmes Linetty që u shërbye në mënyrën më të mirë nga Rybus (46′).

Ishte Milan Skriniar që vulosi fitoren e Sllovakisë me një gol të bukur në stilin vollej (69′).

Në Grupin E, Sllovakia është lider me tre pikë, Spanja dhe Suedia takohen nga ora 21:00, derisa Polonia pa pikë. 

-->