Sllovenia super favorite përballë Kosovës, sipas bastoreve më të njohura

Nations League 15 Nëntor 2020 14:32

Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar bindshëm Slloveninë kundër Kosovës, në përballjen e parafundit të tyre në Ligën e Kombeve, e cila do të zhvillohet sonte në Lubjanë.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, bet365, e sheh Slloveninë si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.83 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë shumë të lartë, 5. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.1.

Edhe shtëpitë e tjera të basteve e favorizojnë dukshëm kombëtaren sllovene përballë dardanëve.

Ekipi kombëtar i Kosovës, i thelluar në krizë rezultatesh, do të takohet me Slloveninë në Ligën C, një kombëtare që ka treguar formë të lartë kohët e fundit dhe duket të jetë favorite për ta fituar grupin.

Ndeshja e xhiros së parafundit në grup mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Stadiumin Stožice Sports Park, pa praninë e shikuesve, duke filluar në orën 20:45.

Sllovenia e fitoi 1:0 ndeshjen e parë kundër Kosovës muajin e kaluar në Prishtinë.

-->