Sociedadi me në krye Januzajn fitojnë trilerin ndaj Realit dhe e eliminojnë nga Kupa e Mbretit

Futboll 06 Shkurt 2020 21:01

Real Sociedadi e ka eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit në stadiumin “Santiago Bernabeo” me rezultatin 4:3.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Martin Odegaard, pas 22 minutave lojë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Sociedad.

Goditjen e madhe skuadrës ‘Los Blancos’ i dha Alexander Isak, i cili shënoi dy herë në minutat 54’ dhe 56’, për të shkuar në 0:3.

Marcelo i dha disa shpresa skuadrës së Real Madrid, duke shënuar në minutën e 59’, por Sociedad arriti të thyente përsëri skuadrën e Zinedine Zidane, me anë të Mikel Merino, për rezultatin 1:4.

Madrilenët nuk u dorëzuan deri në fund, dhe arritën që të shënojnë edhe dy herë të tjera, por që ishte e tëra nga ta.

Ishin Rodrygo (82’) dhe Nacho Fernandes (93′), që shënuan për rezultatin final 3:4.

Kështu, Real Madrid eliminohet nga gara e Kupës së Mbretit, kurse Real Sociedad kualifikohet për gjysmëfinalen.

-->