Sofia Novello nuk i ndahet “Doktorit” (FOTO)

Moto GP 29 Mars 2019 16:25

Më 31 mars, në Argjentinë, zhvillohet gara e dytë e vitit në Moto GP. Pilotët që do të jenë protagonistë në pistë, shoqërohen nga partneret e tyre të mrekullueshme. Nga Francesca Sofia Novello, e dashura modele e Valentino Rossit, tek një tjetër bukuroshe e pasarelave, Hana Vagnerova, që është e fejuara e Karel Abraham. Konsiderohet “new entry” e fejuara e Marc Marquez, edhe ajo modele, Lucia Rivera Romero.

Valentino Rossi ka mbushur 40-vjeç, por ende jeton me pasionin e një djaloshi 20-vjeçar. Në krah të tij është gjithmonë Francesca Sofia Novello, të cilën “Doktori” e ka bërë të ecë edhe mbi tapetin e kuq. Kjo është lidhja më serioze e Rossit që pas ndarjes me Linda Morsellin, tashmë në krahët e Alonsos.