Sokoli: Kupa e Kosovës nuk duhet të emërtohet “Digitalb” Kupa por me këtë emër

Futboll 27 Janar 2020 08:16

Në emisionin sportiv në Duelin sportiv, edhe këtë herë ishte pjesë trajneri Bylbyl Sokoli.

Sokoli ka folur për Kupën e Kosovës e cila njihet si ‘DigitAlb Kupa’.

Ai ka dhënë një deklaratë befasuese në lidhje me këtë.

“Kupa e Kosovës nuk duhet të njihet si ‘DigitAlb Kupa’, por Kupa Adem Jashari apo Kupa Skënderbeu. Ky është mendimi im”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se DigitAlb Kupa njihet me këtë emër për shkak të sponsorizimit.

-->