Sokoli tregon se a e meritoi Feronikeli titullin e Superligës

Futboll 20 Maj 2019 23:23

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli e ka analizuar ndeshjen ‘finale’ të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe Prishtina zhvilluan ndeshjen vendimtare në “Rexhep Rexhepi”, ku skuadra nga Drenasi fitoi me rezultat 1:0.

Ndërkaq, Sokoli thotë se Feronikeli e ka merituar titullin.

“Kampioni u shpall me plotë meritë, këtë Feronikeli e dëshmoi në fushë”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Feronikeli ka zhvilluar ndeshje cilësore. Në ndeshjen vendimtare duhet të luajnë lojtarët me minutazhën më të madhe”, vlerësoi ‘Profa’.

“Feronikeli është klub i organizuar dhe ku është investuar shumë”, shtoi Sokoli.