Solari me fjalë të mëdha për “rezervistët”

Futboll 06 Dhjetor 2018 20:00

Pas fitores bindëse (6:1) të Real Madrid ndaj Melillas në “Santiago Bernabeu”, trajneri Santiago Solari i ka thurur elozhe Iscos që pati një paraqitjeje fantastike.

Ish-mesfushori i Malagas ishte kapiteni i ekipit për ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Mbretit.

“Jam shumë i lumtur për Iscon. Më erdhi keq që nuk shënoi në pjesën e parë, sepse do të kishte qenë një gol i madh”, ka thënë Solari, i cili është ndarë i kënaqure dhe me futbollistët tjerë.

“Gjithashtu jam shumë i lumtur për Asension, i cili shënoi dy gola, dhe për Vinicius, që shënoi një gol. Kjo ndeshje na tregoi se ka shumë lojtarë që luajnë me vendosmëri. Ishim solidë dhe shumë të mirë në sulm”, ka shtuar Solari.

Në fund ka folur edhe për Botërorin e klubeve. “Kupa e Botës për Klube? Kemi kohë të mendojmë për të. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e radhës ndaj Huescas, CSKA, Rayo Vallecanos…”.