Solari tregon pse dështoi Reali

Futboll 04 Janar 2019 09:08

Dy gola të Santi CarzolaS i kanë sjellë një pikë Villarreait kundër Real Madridit, pavarësisht golave të shënuara nga Karim Benzema dhe Rapahel Varane.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, duke folur pas këtij barazimi 2:2, ka thënë se lëndimi i Gareth Bale i kushtoi skuadrës së tij.

‘Los Blancos’ kishte një epërsi prej 1:2 pas pjesës së parë, por Carzola me një gol të dytë në minutën e 82’, vendosi rezultatin përfundimtar.

Real Madrid pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Villarreal e nisi pa Gareth Bale, i cili pësoi një lëndim në fund të pjesës së parë.

“Ne patëm fitoren në duart tona dhe donim të ‘vrisnim’ ndeshjen, por ata u rikthyen dhe morën një barazim”, ka thënë Solari pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata kërkuan shumë, luanin në shtëpi dhe kishin nevojë për pikët”.

“Largimi i Gareth Bale na kushtoi neve, ai kishte një problem dhe ne humbën avantazhet në kundërsulme, dhe Gareth Bale është një specialist për atë lloj loje”.

Pas këtij barazimi, Reali ka mbetur 7 pikë prapa Barcelonë dhe çdo ditë e më shumë, titulli duket i pamundur edhe këtë edicion për Los Blancos.