Solskjaer: Bale? Për momentin nuk mund të flasë

Futboll 16 Mars 2019 10:07

Trajneri norvegjer, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se Manchester United është në kërkim të lojtarëve cilësorë për të përmirësuar skuadrën e “Djajve të Kuq” për sezonin 2019/2020.

“Djajtë e Kuq” janë të lidhur me një transferim të uellsianit, Gareth Bale, i cili nuk po kalon formë të mirë me Real Madridin.

Bale është pjesë e Madridit që nga viti 2013 dhe duket se po luan sezonin e fundit me skuadrën e Los Blancos, pasi nuk preferohet nga Zinedine Zidane, që u kthye në Madrid pa një lamtumire të shkurtër.

“Nuk mund të flas për Gareth Bale apo ndonjë lojtar specifik sepse janë pronë e klubeve tjera, por ne jemi duke kërkuar për lojtarë me kualitete, patjetër, po kërkojmë lojtarë që mund ta përmirësojnë skuadrën tonë”, deklaroi Solskjaer.

Sipas kësaj deklaratë të Solskjaer, lë të kuptohet se ai do të jetë trajner i Manchester United dhe në sezonin e ardhshëm. /Insporti.com/

-->