Solskjaer gati të sakrifikohet

Futboll 19 Tetor 2019 17:14

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri në Premierligë, me skuadrën e tij që nuk po arrin të shmangë rezultatet negative.

Sipas raportimeve të ‘Metro’, Solskjaer do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga posti i trajnerit, nëse do të ndihej sikur po e dëmton klubin.

Norvegjezi po dështon të tregojë veten nën presionin e madh, të cilin po e kalon, por ai beson se mbetet personi i duhur për punën.

Nëse situata duhet ndryshuar, ai do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga kontrata tri vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

-->