Solskjaer: “Granit Xhaka duhet të jetë brazilian”

Futboll 10 Mars 2019 20:40

Trajner i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë një koment tejet interesante në lidhje me Granit Xhakën, pas humbjes së skuadrës së tij 2-0.

United u mposht në “Emirates” nga Arsenali falë golave nga Xhaka dhe Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan Insporti.

Mirëpo, ishte shënimi i mesfushorit kosovar ai që tërhoqi vëmendjen më të madhe.


Ish-ylli i Borussia Mönchengladbach shënoi në mënyrë maestrale nga distanca, duke mos i lënë David de Geas asnjë gjasë për ta pritur gjuajtjen.

Tani, Solskajer e ka krahasuar 26-vjeçarin me një barazilian.

“Granit Xhaka duhet të jetë një brazilian, mënyra se si e gjuajti topin dhe e ndryshoi drejtimin, ishte e mrekullueshme”, tha ai. /Insporti.com/