Solskjaer ka një porosi për Scholes

Futboll 16 Mars 2019 08:15

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, është larguar nga pozita e trajnerit të skuadrës Oldham Athletic pas vetëm 31 ditësh.

Scholes është larguar nga Oldham për shkak se klubi nuk e kishte lejuar atë të punonte si dëshironte, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të kthehet në ‘Old Trafford’.

“Ka arsye shumë të forta pse ai është larguar nga atje. Unë ia kam dërguar porosinë”, ka thënë trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez ka shtuar se ish mesfushor anglez i ka dyert e hapura për një rikthim në klub.

Kujtojmë se Scholes dhe Solskjaer kanë luajtur për shumë vite së bashku te Manchester United në kohën e trajnerit legjendar, Si Alex Ferguson. /Insporti.com/