Solskjaeri afër shkarkimit, ky trajner ka këtë kusht për t’iu bashkuar klubit

Futboll 10 Tetor 2019 08:12

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka thënë Manchester Unitedit se do të pranojë të bëhet trajner, vetëm nëse i ofrohet puna në javët e ardhshme.

Allegri për momentin është pa ndonjë klub pasi u largua nga “Zonja e Vjetër”, në fund të sezonit, transmeton.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer nuk është në formë të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe ndeshja e radhës ndaj Liverpoolit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas mediave angleze, tekniku italian dëshiron që të jetë trajner i United brenda disa javësh, pasi dëshiron që të ketë kohë për t’i përmirësuar gjërat.