Sonte është natë e madhe për futbollin kosovar

Futboll 06 Gusht 2018 08:24

Pritjes së gjatë duket se i ka ardhur fundi pasi që sonte pritet një ‘OK’ nga UEFA për stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për të hapur dyert për ndeshjet ndërkombëtare, sipas standardeve të UEFA-s.

Të shtunën u testua me sukses sistemi i ndriçimit të këtij impianti, që iu është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Sistemi i ndriçimit u testua disa herë.

Ndeshja e parë në këtë stadium pritet që të zhvillohet më 13 gusht ku Prishtina dhe Drita takohen në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll. /Insporti/

 

-->