Sonte festoi në shtëpi, shikoni se si i festone golat e Milot Rashicës në stadium, e fejuara e tij

Futboll 05 Shkurt 2019 23:18

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, është duke e shijuar jetën e tij në Gjermani, me skuadrën e Werder Bremen.

Ish ylli i Kosovës së Vushtrrisë tashmë është bërë futbollist i rëndësishëm për gjigantin gjerman, përcjell Insporti.com.

Rashica sonte startoi nga minuta e parë ndaj Borussia Dortmundit dhe shënoi qysh në minutën e pestë të takimit.

E fejuara e Milotit në shumë ndeshje është e pranishëm në tribuna të stadiumëve, por sonte ajo ka qëndruar në shtëpi.

Por, ajo ka festuar golin e Rashicës duke postuar një storie në Instagramin e saj.