Sonte luan Prishtina në Ligën e Kampionëve

Basketboll 22 Shtator 2018 13:21

Skuadra kampione e Kosovës, Z Mobile Prishtina, e zhvillon sonte ndeshjen e kthimit ndaj Donar Groningen në Holandë.

Ky takim zhvillohet nga ora 20:00.

Prishtina fitoi me 20 pikë epërsi në ndeshjen e parë që u zhvillua të ënjtën në kryeqytet.

Ekipi duhet të sigurohet që të mos humbë me mbi 20 pikë epërsi në këtë duel.

Në rast të triumfit ose humbjes deri 19 pikë, Z Mobile Prishtina siguron kalimin në rrethin e dytë kualifikues për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në basketboll.