Sonte ndeshja Kosovë – Hungari, ‘Dardanët’ kërkojnë fitoren e parë

Kombëtarja 18 Korrik 2019 10:35

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Kroacia sonte do të përballet me Hungarinë, në kuadër të kampionatit botëror “Spanjë 2019″.

Ndeshja ndërmjet Kosovës e Hungarisë fillon në ora 20:00, përcjell Insporti

Kjo është hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe përfundon me 28 korrik.

Kosova në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 23:17 nga Kroacia.