Sonte pritet debutimi i Vedat Muriqit te Mallorca
Futboll
02 Shkurt 2022
13:21

Përfaqësuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, sonte pritet që të debutojë me Mallorcan në kuadër të Kupës së Spanjës, shkruan Insporti.
Mallorca do të sfidojë skuadrën e Rajo Vallecanos, në orën 20.00, në fazën e çerekfinales të Kupës së Spanjës.
Trajneri i Mallorcës, Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.
“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha mes tjerash trajneri i Mallorcas, Luis Garcia.
𝑰𝒍𝒖𝒔𝒊𝒐́𝒏 por la Copa 🔜🏆#CopaDelRey #RayoRCDMallorca pic.twitter.com/OvnMyCjFh7
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 1, 2022