Sonte zhvillohet derbi i kryeqytetit në mes të Prishtinës dhe Flamurtarit

Futboll 28 Tetor 2019 08:50

Prishtina ka shansin që sonte t’i afrohet kreut të tabelës në vetëm tre pikë, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e fundit e xhiros së 12-të do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”.

Derbi i kryeqytetit në mes të Prishtinës dhe Flamurtarit do të nis prej orës 18:00.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku pritet ta fitojë këtë derbi, pas fitores ndaj Dritës po në “Fadil Vokrri”.

Në anën tjetër, humbja eventuale në derbi do të përkeqësonte edhe më shumë situatën e Flamurtarit në fund të renditjes.

Megjithatë, Flamurtari në katër ndeshjet e fundit me Prishtinën ka marrë një fitore, dy barazime dhe kanë pësuar një disfatë. /Insporti.com/

18:00 Prishtina – Flamurtari

(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, D. Preniqi, I. Kabashi, A. Shala)

-->