Sonte zhvillohet El Clasico, formacionet e mundshme Real Madrid – Barcelona

Futboll 20 Mars 2022 09:31

Sonte në “Santiago Bernabeu” luhet dueli i shumëpritur i El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës.

Los Blancos do të jenë pa bomberin Benzema i cili nuk u rikuperua në kohë për shkak të një dëmtimi.

Në vend të Benzema, Ancelotti pritet të hedhi nga minuta e parë Rodrygo.

Në anën tjetër, Xavi pritet të startojë me skemëm 4-3-3 me treshen e sulmit Aubameyang, Dembele, Ferran Torres.

Pamja paraprake e Real Madrid - FC Barcelona

Diferenca prej 15 pikëve (me një ndeshje më shumë të luajtur) e bën Real Madridin favorit, marrë parasysh se ndeshja gjithashtu do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” i cili pritet të jetë i mbushur plot sonte.

Barcelona është në formë fantastike kohëve të fundit, teksa humbjen e fundit në të gjitha garat e ka pasur në Kupën e Mbretit, duke u mposhtur pas vazhdimeve nga Athletic Bilbao.

Në La Liga, Barcelona ka katër ndeshje radhazi me fitore, kurse është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, duke regjistruar tetë fitore dhe katër barazime. Humbja e fundit kampionale daton më 4 dhjetor ndaj Betisit me rezultat minimal 0:1.

Ndërkohë, Real Madridi vjen në këtë takim pas katër fitoreve radhazi në kampionat, kurse në përgjithësi ka tetë ndeshje pa humbje, ku ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime. Humbja e fundit është ndaj Getafes më 2 janar me rezultat 1:0.

-->