Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve, Italia pret Spanjën

Futboll 06 Tetor 2021 09:07

Njëra ndër përballjet më interesante në nivel kombëtaresh, ajo në mes Italisë dhe Spanjës rikthehet përsëri sonte, përballje kjo që pritet të jetë e shoqëruar me rivalitet e emocione të mëdha. 

Të dy kombëtaret u takuan herën e fundit në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian dhe sonte do të takohen përsëri në një gjysmëfinale tjetër.

Italia e kishte fituar ndeshjen në Kampionat Evropian pas penalltive dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për hakmarrje nga kombëtarja e Spanjës.

Të dy skuadrat kanë ekipin e kompletuar dhe do mundohen të arkëtojnë fitoren në “San Siro”.

Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 dhe fituesi i këtij takimi në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Francë.

-->