Sopi: Futbollistët e Niklit janë me zemër të madhe

Futboll 06 Nëntor 2019 20:27

Feronikeli ka arritur fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Agim Sopi. “Nikli” fitoi derbi kundër Prishtinës me rezultat 3:2, shkruan Insporti.com.

Sopi për mikrofonin e SuperSport Kosova tregoi se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Jam i kënaqur me lojën që treguan futbollistët, janë lojtarë me zemër të madhe edhe pse nuk kisha kohë shumë me skuadër, që t’i njoh edhe më mirë, por jam i kënaqur mjaft shumë me këtë fitore. Unë bisedova me lojtarë që vullneti për fitore të jetë më i madh sesa frika për të humbur. Dallimi nga ndeshja ndaj Ballkanit ka qenë gabimet tona që i kemi bërë jemi munduar sot mos t’i bëjmë dhe këtë e arritëm”, deklaroi Sopi.

Më pas tekniku i ri i Feronikelit foli edhe për duelin e radhës që skuadra e tij e zhvillon ndaj Dritës në fundjavë.

“Kemi shumë pak kohë për ndeshjen e radhës, ndeshja ndaj Dritës duhet të analizuar dhe më pas të paraqitemi edhe ndaj tyre në këtë mënyrë”, përfundoi Sopi..

-->