Sopi tregon pse Feronikeli nuk arriti më shumë se barazim me Dritën

Futboll 09 Nëntor 2019 16:27

Feronikeli pas fitores ndaj Prishtinës, ka dështuar ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Dritës. Sot në “Rexhep Rexhepi”, dy skuadrat luajtën baras 0:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Agim Sopi për SS Kosova deklaroi:

“Ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur faktin se kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë siç është Drita, një skuadër mirë e organizuar dhe me mbrojtje shumë të fuqishme. Ne krijuam disa mundësi në fillimin e ndeshjes, por që nuk ia dolëm të realizonim dhe gjërat më pas u vështirësuan. Kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të forta, ndaj Ballkanit, Prishtinës dhe Dritës. Futbollistët kanë vrapuar shumë dhe një pikë nga kjo përballje nuk është pak”.