Sot 33 vjeç – Fillimi i rënies së Ronaldos?!

Futboll 05 Shkurt 2018 15:06

 

Cristiano Ronaldo ka mbushur 33 vjet. Ai, ndër vite ka kaluar formë spektakolare me Real Madridin, por kjo ditëlindje do të jetë më e zbehtë për të, sepse ky është sezoni më i dobët personal me ‘Los Blacos’.

Në ndeshjen e fundit kundër Levantes, trajneri Zinedine Zidane atë e ndërroi me Marco Asension, dhjetë minuta pa përfunduar takimi. Reali barazoi me Levanten 2-2, me Ronaldo e dëshpëruar që nuk arriti të hyjë në listën e golashënuesve.

Që nga viti 2010, Ronaldon nuk ka shënuar më pak gola, sesa këtë sezon.Për ta shpëtuar sezonën e tij, ai duhet të këndjellet në Champions League, në mënyrë që të mbrojë epitetin e tij zyrtar, si lojtari më i mirë në botë.

Në vazhdim mund të lexoni për Ronaldon; si ishte forma e tij në ndeshjet në të cilat ka hyrë pas festimit të ditëlindjeve të tij.

2010: 25 vjeçar –
Ronaldo në atë kohë humbi në duel me Espanyolin, ndeshja që ishte, kalendarikisht, më e afërta me ditëlindjen e tij. Në ndeshjen paraprake, ai ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Malagas pas lëndimit, që  e mbajti jashtë fushës së gjelbër për dy muaj.

Ronaldo kishte kohë të kufizuar fushë gjatë sezonit 2009/2010. Ai arriti të mbajë mesataren prej një goli në lojë dhe shënoj 15 gola në 16 ndeshje pas ditëlindjes së tij.

2011: Shënon 34 gola –
Një ditë pas ditëlindjes së 26-të, Ronaldo shënoi dy gola kundër Real Sociedad; e rastësishme sepse kundërshtari i radhës i Realit është pikërisht ekipi bask. Ai shënoi 34 gola nga 35 ndeshje atë stinor duke përfunduar me 41 gola në total, të realizuara për Reali Madridin. Sezoni 2010/2011 e la Real Madridin si humbës ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës – duke u eliminuar në Champions League, dhe duke e humbur titullin e La Ligës.

2013: Ronaldo 28 vjeç, feston me het-trik –
Ishin paraqitje fantastike të Ronaldos para ditëlindjes së tij; ai kishte shënuar 33 gola në 34 ndeshje, në të gjitha kompeticionet për Real Madridin. Me 9 shkurt, Ronaldo ishte efikas kundër mbrojtes së Sevillas, ndaj të cilëve shënoi 3 herë.
Futbollisti portugez, përsëri dështoi të bëhet kampion i ligës spanjolle me Realin; Barcelona përfundoi sezonin me 15 pikë para skuadrës së tij.

2014: Fiton me Realin Champions League –

Pas punës së madhe, përkrahjes së madhe nga bashkëlojtarët e tij – së bashku – Reali arrin të fitoj titullin e dhjetë në Champions League, “La Decima”.

Para ditëlindjes së tij në vitin 2014, Ronaldo kishte shënuar 31 gola në 32 takime.

2016: Vit i suksesit për Ronaldon –

Ronaldo në vitin 2016 kishte 11 gola vetëm në fazën e grupeve në Champions League. Në total, para ditëlindjes së tij, kishte 30 gola në 29 ndeshje.

Goli i Ronaldos nga penalltia, në finalës e Champions League, siguroi trofeun më të çmueshëm – Real Madridit – për klube në Evropë.

2017: Fillon rënia e Ronaldos në statistika! –

Sezoni 2016/2017 për Ronaldon nuk ishte efikas në krahasim si me vitet e kaluara. Numrat e tij kishin pësuar rënie, derisa ai nuk ishte i pari në tabelën e golshënuesve më të mirë. Mirëpo, në pesë ndeshjet e fundit të stinorit të kaluar, Ronaldo shpërthen duke bërë që ekipet kundërshtare të nxjerrin topin 10 herë nga porta e tyre.

2018: Larg formës së tij! –

Cristiano Ronaldo është duke kaluar stinor të vështirë, me shumë kritika për paraqitjet e tij, nga analistët dhe njohësit e futbollit. Në 8 vjet e fundit ai ka shënuar më së paku gola për Real Madridin, deri në ditëlindjen e tij.

Reali duket se ka humbur shanset për të fituar La Ligën, megjithatë Ronaldo ka mundësi të rikthej formën e tij të dikurshme dhe të shkëlqej në Champions League – sikurse vitin e kaluar. Ai ka shansin të hyjë në historinë e re të Champions League, duke fituar 3 herë me rradhë titullin e më të mirëve të Evropës në futboll.

 

 

-->