Sot fillojnë ndeshjet e Play-Offit të Superligës

Superliga 16 Prill 2019 13:04

Të dielën ka përfunduar edicioni i rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll dhe sipas Propozicioneve të Garave për edicionin 2018/19, 6 ekipet e para do të plasohen në play-off.

Me ndeshjet që do të zhvillohen sonte mbrëma, fillon play-offi i Superligës së Kosovës në basketboll.

Rahoveci me epërsinë e terrenit vendas pret Ponte Prizrenin në duelin e parë të serisë çerekfinale.

Ndërkaq, dueli tjetër zhvillohet në palestren sportive “Sezai Surroi”, ku Bashkimi e pret Trepçën. Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 19:00.

Fituesin e Rahoveci – Ponte Prizreni në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çerekfinales Bashkimi – Trepça e pret Prishtina në gjysmëfinale.