Sot fillon faza e fundit e grupeve, këto dy ndeshje zhvillohen sot

Futboll 20 Qershor 2021 09:21

Me ndeshjet që u zhvilluan dje përfundoi edhe raundi i dytë i Kampionatit Evropian, për të startuar sot me fazën e rrethit të tretë dhe të fundit e grupeve në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Insporti.

Italia, Belgjika dhe Holanda janë tri skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, derisa janë edhe 13 vende të lira në fazën tjetër të “Euro 2020”.

Në program për t’u zhvilluar sot janë dy ndeshje të Grupit A që nisin në ora 18:00.

Në “Olimpico” të Romës takohen Italia dhe Uellsi, kurse në “Baku Olympic Stadium” takohen Zvicra dhe Turqia.

Italianët kanë gjashtë pikë dhe kanë siguruar kalimin tutje, teksa sot iu nevojitet fitorja ose barazimi për t’u konfirmuar si lider. Kundërshtari i tyre, Uellsi, ka katër pikë dhe renditet i dyti.

Zvicranët janë në pozitën e tretë me një pikë dhe me një fitore eventuale sot, do të rrisnin gjasat për të kaluar në fazën tjetër nga pozita e tretë.

-->