Sot fillon Kampionati Evropian – Turqia kundër Italisë, ndeshja hapëse e “EURO 2020”

Futboll 11 Qershor 2021 10:44

Sonte fillon Kampionati i shumëpritur “EURO 2020”, i cili u shty për një vit për shkak të pandemisë COVID-19.

Loja e parë do zhvillohet në kryeqytetin e Italisë, Romë, me grupin A, ku Italia pret Turqinë, me fillim prej orës 21:00.

Kampionati do ketë karakteristika të reja, si hyrja e tifozëve në stadiume, 11 shtete do jenë mikpritëse të ndeshjeve, me 24 skuadra që do të luajnë në 51 ndeshje.

Ndeshja do të luhet në stadiumin nacional të Romës, “Stadio Olimpico”, ku do të jenë të pranishëm rreth 23 mijë tifozë.

Ndeshjen do të mund ta ndiqni në Supersport ose RTK.

-->