Sot gjysmëfinalja e dytë në Digitalb Kupën e Kosovës: Ballkani – Feronikeli

Futboll 03 Qershor 2020 09:42

Pas me shumë se dy muaj pauzë është rikthyer futbolli kosovar në skenë.

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja e parë për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ku Prishtina ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndaj Drenicës.

Sot në ora 16:00 në stadiumin e “Qytetit” në Suharekë, do të zhvillohet takimi i dytë i gjysmëfinales për Kupën e Kosovës, ndërmjet Ballkanit – Feronikelit.

Në këtë edicion për ndeshje kampionale “Xhebsat” kanë triumfuar  dy herë ndaj “Tigrave të zi” 3:0 në stadiumin e “Qytetit” në Suharekë dhe në Drenas me rezultat 2:0.

Edhe për Kupë te Kosovës, këto dy skuadra kanë pasur dy përballje, ku fitues ka mbizotëruar Feronikeli në dy rastet, në ndeshjen e parë në Suharekë 2:1 dhe takimin e dytë e ka fituar 2:0.

-->