Sot hidhet shorti i DigitAlb Kupës së Kosovës, FC Drita ka një kërkesë për FFK-në

Futboll 18 Nëntor 2019 12:02

Këtë të hënë nga ora 12:00 në Federatën e Futbollit të Kosovës do të hidhet shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Rrethi i dytë i garave do të luhet më 20 nëntor, vetëm dy ditë pas hedhjes së shortit dhe kjo ka shqetësuar tej mase edhe klubet të cilat pritet të jenë pjesë e shortit.

FC Drita ka reaguar në prag të shortit, duke kërkuar nga FFK që ky rund i garave të shtyhet për më vonë, pasi që klubet nuk e kanë kohën e duhur për tu përgatitur për një ndeshje brenda 48 orëve.

Valon Zymberi, drejtor te FC Drita ka thënë se klubet po penalizohen me këtë vendim të FFK-së, ndërkohë që mund të humbasin edhe investimet e tyre.

“Është paradoksale që vetëm 48 orë para ndeshjes të mos dihet kundërshtari dhe se mos të ketë kohë as për përgatitjen e ekipit. Kjo është shqetësuese për ne si klub, sepse nëse do ta kishim patur synim vetëm ndjekjen e titullit të DigitAlb Kupës do të ishte shumë e vështirë. Këto synime dhe këto investime po rrezikon nga neglizhenca organizative për faktin që një klub nuk ka kohë as dy ditë që të pergaditet për ndeshje që për FFK-në duket që është e parëndesishme ndërsa për klubet është jetike për investimet që i bejnë”, ka deklaruar Zymberi, shkruan gazeta sheshi.

Shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës do të hidhet nga ora 12:00 në FFK.

 

-->