Sot hyrja gratis në “Liman Gegaj”, ish-presidenti i Malishevës pagoi të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Dritës

Futboll 23 Shkurt 2022 10:44

Sot me fillim nga ora 13:00, Malisheva zhvillon ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës ndaj Dritës.

Për këtë duel të rëndësishëm biletat për tifozët e pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj” do të jenë falas.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Malishevës në rrjetin social, “Facebook”.

Biletat janë paguar nga ish-presidenti i klubit, Afrim Bytyqi.

/Insporti.com

-->