Sot luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Futboll 29 Maj 2021 09:46

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Pep Guardiola nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e mesfushorit Ikay Gundogan, kurse Thomas Tuchel e ka skuadrën e kompletuar për këtë përballje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, ku do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë. /Insporti.com/

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Mount; Werner

-->