Sot luhet finalja e Superkupës së Anglisë

Futboll 07 Gusht 2021 11:06

Sot do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Anglisë.

Takimi do të zhvillohet mes fituesit të Premier Ligës, Manchester Cityt dhe fituesit të Kupës FA, Leicester Cityt.

Manchester City ishte kampion i sezonit të kaluar në Premierligë, kurse Leicester City e fitoi Kupën e FA duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 1-0.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt do të luhet në “Wembley” dhe fillon në ora 18:15.

-->