Sot nis sezoni 2020 në Formula 1

Formula 1 05 Korrik 2020 09:35

Sezoni 2020 në Formula 1 do të fillojë sot, pas një pritjeje të gjatë, që erdhi si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Sezoni pritej të fillonte në mars, në Melbourne, por ajo garë anulohej, pasi disa anëtarë të stafit të një skuadre rezultonin pozitiv.

Pas shumë ndryshimeve në kalendarin e FIA, data për fillimin e sezonit është caktuar të jetë 5 korriku.

Sot, në Spielberg të Austrisë, do të marrë start sezoni i ri, pra në Austrian Grand Prix.

Në këtë garë, në ‘pole-position’ niset Valtteri Bottas, i ndjekur nga Lewis Hamilton.

Mbetet të shihet se kush do të triumfojë në garën e parë të këtij viti, në ‘Çmimin e Madh të Austrisë’.

-->