Sot pesë vite më parë Kosova shënoi fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA

Futboll 03 Qershor 2021 12:08

Sot janë bërë pesë vite që nga fitorja e parë e “Dardanëve” pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ku ajo fitore erdhi kundër Ishujve Faroe.

Me datën 3 qershor, “Dardanët” shënuan fitore solide prej 2:0 kundër Ishujve Faroe, ku golashënues atë kohë ishin Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani.

Fillimisht ishte Albert Bunjaku i cili shënoi golin e parë zyrtar për Kosovën, në minutën e 44’ të pjesës së parë, kurse golin e dytë dhe të fundit e kishte shënuar Elbasan Rashani në minutat shtesë të kohës së rregullt.

GOLAT:

-->