Sot protestohet për logon e re të FFK-së (Foto)

Futboll 18 Qershor 2018 11:56

Logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila u publikua të shtunën bashkë me fanellat dhe sponsorin e ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkaktoi shumë reagime dhe pakënaqësi.

Filloi me komente pakënaqësie në rrjete sociale, vazhdoi me peticion kundër logos në Facebook, kurse së fundmi është njoftuar se do të ketë edhe një protestë, ku do të shfaqet indinjata me logon e re të FFK-së.

Gjatë ditës së sotme (e martë) me fillim në ora 12:00, është paralajmëruar një protestë për të shfaqur pakënaqësinë dhe kundërshtuar logon e re të FFK-së, e cila do të mbahet para ndërtesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Anëtari i grupit Prishtina Designers, Arben Lezi, i cili kishte konkurruar edhe personalisht në konkursin për logon e FFK-së, por nuk ishte përzgjedhur dizajni i tij, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të ketë protestë me 19 qershor para zyrave të FFK-së, në shenjë pakënaqësie për logon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës. /Insporti.com

-->