Sot super takimi Barcelona – Inter, mësojeni a do të luajë Messi

Futboll 02 Tetor 2019 11:06

Sot zhvillohen ndeshjet e tjera në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Kampionëve, faza e grupeve.

Pa dyshim se vëmendja e sotme do të jetë në ‘Camp Nou’, aty ku do të përballet Barcelona me Interin, në kuadër të grupit F.

Katalanasit në ndeshjen e parë barazuan pa gola në udhëtim te Borussia Dortmundi, kurse nerazurët u shokuan në barazim 1-1 ndaj Slavia Pragës në shtëpi.

Sfida e sotme mund të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrave në kompeticionin më madhështor në Evropë.

Leo Messi do të rikthehet në ekipin e Barcës, por nuk pritet që të luajë nga minuta e parë.

Më poshtë formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, publikuar në mediat italiane: