Sot zhvillohen dy çerekfinalet e para të “Euro 2020”

Futboll 02 Korrik 2021 09:32

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Euro 2020 ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë, ku kanë mbetur vetëm tetë kombëtare në garë për trofeun prestigjoz evropian.

Gjatë ditës së sotme do të dihen dy ekipet e para gjysmëfinaliste, pasi në orar janë për t’u zhvilluar dy përballje shumë interesante.

Ndeshja e parë është ajo e orës 18:00, ku ndeshen Zvicra dhe Spanja, në takimin që do të zhvillohet në Gazprom Arena të St Petersburg në Rusi.

Switzerland vs Spain Preview, Tips and Odds - Sportingpedia - Latest Sports  News From All Over the World

Në anën tjetër, takimi nga ora 21:00 është i gjithi i rezervuar për super-përballjen mes Belgjikës dhe Italisë.

Martin Atkinson to referee Wales vs Northern Ireland in Euro 2016 last 16 -  Irish Mirror Online

Dy nga ekipet më të mira në këtë Euro 2020 do të luajnë Allianz Arena të Mynihut në Gjermani.

-->