Sot zhvillohen dy përballje interesante, Z Mobile Prishtina synon të vazhdojë pa humbje

Superliga 10 Prill 2019 13:17

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante, njëra në Rahovec dhe tjetra në Prizren.

Të mërkurën (sot) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci është nikoqir i Z Mobile Prishtinës, ndeshje kjo e cila pritet të sjell rivalitet të madh në parket.

Z Mobile Prishtina është e pamposhtur, me 26 fitore në po aq xhiro të zhvilluara në Superligë.

Po ashtu me fillim nga ora 19:00 sot zhvillohet ndeshja Bashkimi – Lipjani në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndërkaq të enjten me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Prizren ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës.

Të enjten në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershor” në Suharekë.

Në katër pozitat e para në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës në basketboll renditen Z Mobile Prishtina me 52 pikë, Golden Eagle Ylli me 44, Rahoveci mban vendin e tretë me 43 ndërsa në vendin e katër rënditet Bashkimi me 39 pikë të grumbulluara.