Sot zhvillohet super derbi Gjilani – Drita, Prishtina kërkon fitoren e katërt radhazi në Superligë

Xhiro e shtatë e IPKO Superligës së Kosovës do të mbyllet sot me tri super sfida, shkruan Insporti.com.
Pa asnjë dyshim e gjithë vëmendja do të jetë në qytetin e Gjilanit, pasi do të zhvillohet një ndër derbit më të zjarrtë në Ballkan.
Gjilani është nikoqir i rivalit të përjetshëm Dritës për të zhvilluar derbin e parë të këtij sezoni.
Atmosfera në tribuna do të jetë impozante e cila do të krijohet nga të dy tifozërit, “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
Në këtë derbi, Gjilani është në pozitë më të mirë se sa Drita, pasi renditet në pozitën e tretë me 12 pikë, ndërsa Drita një më poshtë me 11 pikë.
Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari Besfort Kasumi me ndihmësit e tij Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë gjyqtari i katërt është Alban Shala.
Në të njëjtë kohë do të zhvillohet edhe ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës në stadiumin “Ferki Aliu”, shkruan Insporti.com.
Prishtina e drejtuar nga Armend Dallku kërkon fitoren e katërt radhazi në Superligë për t’iu afruar kreut të tabelës. Ndërsa, Vushtrria pësoi humbje të thellë nga Ballkani dhe do të mundohet të ndalojë skuadrën bardhekaltër.
Ndërsa, nga ora 14:00 në Skenderaj do të përballen dy skuadrat me futbollin më të mirë deri më tani. Drenica është nikoqire e Ballkanit.
Tahir Lushtaku me skuadrën e tij Drenicën dhe Ismet Munishi me Ballkanin pritet të dhurojnë spektakël. /Insporti.com/
Superliga e Kosovës:
14:00 Drenica – Ballkani
15:00 Vushtrria – Prishtina
15:00 Gjilani – Drita