Sot zyrtarizohet data e meçit Joshua – Fury

Sporte luftarake 08 Maj 2021 14:36

Meçi shumëpritur në mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury me shumë gjasë do të zyrtarizohet sonte.

Duke folur në Mëngjesin Sportiv të Fundjavës, ish-kampioni evropian i peshave të lehta në Britani, Spencer Oliver zbuloi se ai pret një njoftim zyrtar jo më larg se sonte.

“Unë mendoj se do të marrim një njoftim në lidhje me meçin AJ kundër Tyson Fury, pikërisht sonte,” tha Oliver.

“Unë mendoj se Eddie do ta shpallë atë sonte.” tha ish-kampioni evropian i peshave të lehta në Britani, Spencer Oliver për gazetën “Talksport.com”

Fury i cili ka rripin WBC, ndërsa Joshua i cili është kampion IBF, WBA dhe WBO, do të ndeshen mbes vete. Kjo po që është njëra ndër ndeshjet që çdo shikuesi boksit dëshiron ta shikoj.

Pikërisht data e këtij meçi pritet të jetë ajo e 14 gushtit.  /Insporti.com/

-->