Southampton barazon me Brighton, Broja më i miri në fushë

Futboll 04 Dhjetor 2021 17:54

Skuadra e Southampton barazoi ndaj Brightonit 1-1, derisa ishte duke triumfuar deri në minutat e fundit me golin e sulmuesit shqiptar, Armando Brojës, shkruan Insporti.

Broja i dha avantazhin skuadrës vendase duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një driblimi të suksesshëm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke gjetur rrjetën në minutën e 29-të.

Golin e barazimit për Brighton e shënoi francezi Neal Maupay 90+8.

Broja u zëvendësua në minutën e 81’të dhe nga SofaScore u vlerësu me notën më të lartë 7.5.

Armando Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë sezon, më së shumti nga çdo lojtar i Premier Ligës U20. Broja (20 vjeç, 85 ditë) është lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që shënon në tre startet e tij të para të ligës në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç, 6 ditë).

Aktualisht skuadra e Southamptonit ndodhet në vendin e 14 në Premier Ligën angleze duke grumbulluar 16 pikë.

/Insporti.com

-->